Please enter at least 3 characters.

AAK, Mustafës: Pse po frikohesh ta bësh publik raportin për matjen e territorit?

2017/03/Isa-Mustafa-1q.jpg

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngritur dyshimet për mos publikimin e raportit për matjen e territorit.

Përmes një njoftimi për media AAK i është drejtuar kryeministrit duke i thënë “tregoni opinionit publik se pse po e mban të fshehtë këtë raport”

Më poshtë njoftimi i plotë i AAK-së:Pse Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit "Islami" për matjen e territorit të Kosovës!? Kryeministri kishte premtuar se do ta bënte publik menjëherë dhe nuk e bëri. Kryeministër tregoni opinionit publik se pse po e mban fshehtë këtë raport. Çka ka ai që nuk duhet ta dijë populli i Kosovës? Pse po frikohesh ta bësh publik? Fundja populli ka të drejtë ta dijë se çfarë bëri ky komision dhe si ndodhi që territori i Kosovës të dalë më i madh dhe njëkohësisht të rritet edhe territori i Malit të Zi. Cila është magjia që përdori Komisioni i "argatit" tuaj Kryeministër! Ju nuk mund ta mbani të fshehtë punën e Komisionit që është paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës. Kryeministër a jeni hala kryeministër i Kosovës, apo e keni ndërruar selinë. AAK është e zhgënjyer me fshehjen e këtij raporti dhe i ka dyshimet e saj për motivet e kësaj fshehje!/Telegrafi/