A u vendos sonte fituesi i çmimit Puskas – ndiqni euro golin e shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Tifozët besojnë se një gol kandidat për çmimin Puskas është shënuar gjatë natës së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.
Me gjashtë skuadra të Ligës Premier — Liverpool, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Neëcastle dhe Manchester City, si dhe gjigantë europianë si Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Inter, Real Madrid dhe Barcelona në aksion gjatë javës së tetë të Ligës së Kampionëve, është e kuptueshme që shumë pak tifozë i kanë kushtuar vëmendje ndeshjes formale mes Pafos dhe Slavia Pragës në stadiumin Alphamega në Kolossi të Qipros.
Megjithatë, ata që e ndoqën këtë përballje u shpërblyen me një gol spektakolar në pjesën e parë, i cili nga disa është cilësuar si i denjë për çmimin Puskas 2026, pavarësisht se jemi vetëm një muaj brenda vitit.
Në minutën e 16-të të takimit, me rezultatin 0-0, mesfushori rumun 26-vjeçar Vlad Dragomir mori topin në hapësirë rreth 30 metra larg portës.
This browser does not support the video element.
Në vend që të kërkonte një shok ekipi për të ndërtuar aksionin, ai kishte vetëm një mendim: të provonte goditjen drejt portës së Jindrich Stanek.
Lojtari i Pafos, i cili nuk kishte shënuar më parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të Slavias, teksa topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0 në favor të skuadrës qipriote.
Ky gol nuk ishte hera e parë që Dragomir ka gjetur rrjetën këtë sezon, pasi mesfushori rumun ka shënuar gjithashtu katër gola në Kampionatin e Parë të Qipros gjatë sezonit 2025/26./Telegrafi/


