Please enter at least 3 characters.

A mund të shënojë Mbappe 70 gola? Alonso jep përgjigjen e tij

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, u shpreh i kënaqur me performancën e Kylian Mbappe, i cili shënoi një dopietë në fitoren 4-0 të skuadrës ndaj Valencias së fundmi.

I pyetur nëse e sheh francezin të arrijë potencialisht 70 gola për Realin në fund të sezonit 2025/26, Alonso tha: "A mund të arrijë Mbappe 70 gola? Nuk e di sa, por ai patjetër do të shënojë shumë gola", tha Alonso.

Trajneri spanjoll foli edhe për penalltinë e humbur nga Vini Jr, pasi Mbappe e lejoi brazilianin të gjuante penallti, përkundër se mund të kompletonte het-trikun.

"Kylian Mbappe është gjuajtësi ynë i parë i penalltive, por në fushë, vendimet mund të merren nga futbollistët", deklaroi Alonso.

Mbappe ka shënuar tashmë 18 gola këtë sezon në të gjitha garat për Real Madridin duke konfirmuar se po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.

Me këtë ritëm, Mbappe pritet të mbetet një nga golashënuesit më të mirë në La Liga dhe në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/