Please enter at least 3 characters.

“A mendon që të mungon kapaciteti për lojë”, përgjigjet Labi: Unë nuk kam ardhur me informacione nga jashtë, duhet të zgjohen nga gjumi

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i cili këtë javë ndodhet në nominim dhe rrezikon largimin, është përballur me një pyetje të vështirë nga konkurrentët e tjerë.

Pyetja që i është drejtuar ishte: “A mendon që të mungon kapaciteti për debate të forta, dhe se strategjia jote bazohet kryesisht në informacionet nga jashtë?”

BBVK/YouTube

Labinoti ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të detajuar, duke sqaruar qasjen e tij ndaj debateve brenda shtëpisë: “Së pari, unë e filloj gjithmonë me atë tematikën time dhe bindjen time që kam, të gjithë ata që na dëgjojnë, të sëmurit Zoti i shëroftë, të burgosurit i liroftë, ata që kanë Zoti i ruajt e ata që nuk kanë Zoti ua dhëntë. Unë nuk mendoj që kam ardhur me informacione nga jashtë, por mendoj se ata duhet të zgjohen nga gjumi sepse janë duke fjetur dhe grupacioni i tyre ka filluar të shkatërrohet. Unë bëj debat me njerëzit që janë të thirrur për atë”, tha Labi.

Përgjigja e tij ka reflektuar qartë besimin e banorit në tematikën që zgjedh të trajtojë, si dhe qëndrimin e tij të vendosur për të përballuar debatet brenda shtëpisë, siç pretendon ai, pa u mbështetur në informacionet nga jashtë.

Mbetet të shihet se cili banor do të largohet nga shtëpia këtë javë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com

Më të lexuarat