Please enter at least 3 characters.

A është normal Dr. Mic? Shikoni performancën e tij drithëruese në Tiranë (Video)

2016/01/p-euml-rgjithmon-euml-nga-dr-mic-audio_hd.jpg

Reperi i Babastars, Dr. Mic, ka treguar aftësitë e tij dhe talentin në një prej koncerteve të zhvilluar së fundmi.

Ishte koncerti në Folie Terrace në Tirane, ku Dr. Mic arriti të rrënqethë publikun me performancën e tij dhe sidomos interpretimin “acapella” të repturave të këngëve të tij të famshme.

E tillë është reptura në “High 3”, ku Dr. Mic ishte një prej atyre që arriti të vë vulën si më i pëlqyeri dhe kjo nuk ishte më ndryshe as gjatë interpretimit “live” të pjesës së tij.

Në videon e publikuar nga vet reperi në Instagram janë vetëm komplimentet dhe respekti gjërat që mund t’i jepni atij, pasi që me të vërtet performanca e tij ju lë gojëhapur.

Ai në këtë koncert performoi bashkë me Skivin dhe Onatin, antarët tjerë të Babastars. /Telegrafi/