A është ky qeni me më fat? Momenti kur qeni aktivizon minën dhe shpëton mrekullisht (Foto/Video, +16)
21:"© Caters News Agency
07/11/2016
Një moment rrëqethës është filmuar nga kamera, kur një qen nuhatës aktivizon minën kundër këmbësorisë, por që mrekullisht i shpëton shpërthimit.
Në video shfaqet momenti kur qeni i quajtur Alex, ishte duke ecur skajit të rrugës duke nuhatur gjësende të ndryshme kur has në minë në shtetin indian Odisha, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që shputa e qenit shkel në minë, ai hidhet në erë nga forca e shpërthimit por që mrekullisht shpëton pa ndonjë lëndim serioz.
Qeni Alex punon me njësinë dominuese të policisë së këtij vendi tash e disa vite, dhe deri më tani ka arritur të zbulojë qindra mina pa shkaktuar shpërthime. /Telegrafi/


