Please enter at least 3 characters.

A është kjo dëshmi se bukuria e femrës po pranohet me gjithë mangësitë e saj? (Foto)

2016/10/JasmineTookes.jpg

Victoria’s Secret i ka publikuar imazhet e setit fotografik të Jasmine Tookes, e cila reklamon jelekët, ‘Fantasy Bra’, ndërsa fotografitë janë mahnitëse për tri arsye.

E para, Tookes është modelja e parë me ngjyrë që i reklamon këto jelekë pas një dekade. E dyta, ‘Fantasy Bra’ që ajo mban ka vlerën tre milionë euro, njofton Telegrafi.

Modelja që reklamon jelekët në vlerë tre milionë dollarë.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, fotografitë kanë shumë pak efekt të ‘Photoshopit’ dhe modeles i vërehen shenja në trup që janë normale për shumicën e femrave, porse zakonisht editohen në fotografitë që arrijnë te publiku.

Këto shenja në trup janë normale për shumicën e femrave.

Debati për përdorimin e tepruar të ‘Photoshopit’ vazhdon të jetë kundërthënës në botën e modës, por edhe në fushat tjera të botës së të famshmëve.

Ndërsa ky veprim i Victoria's Secret, mund t’i japë një drejtim tjetër pranimit të bukurisë së femrës ashtu si është në realitet. /Telegrafi/