A e parashikoi filmi i animuar The Simpsons zhdukjen e nëndetëses në Oqeanin Atlantik ?
Seriali “Simpsons” ka 30 vite që shfaqet në transmetim dhe me batutat e tij origjinale bën të gjithë botën të qeshë dhe të kënaqet.
Përveç humorit unik, “Simpsons” vazhdimisht kanë befasuar publikun me “aftësinë” e tyre për të parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme botërore – duket e pabesueshme, por një episod i këtij seriali vizatimor na kujton atë që po ndodh tani, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk është një parashikim i saktë i asaj që ndodh me nëndetësen “Titan”, disa fansa besojnë se historia është mjaft afër jetës reale.
Ndërsa ekipet e shpëtimit garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen e zhdukur nga rrënojat e Titanikut, po qarkullojnë pamjet e një episodi të The Simpsons që dyshohet se e "parashikoi" këtë situatë në detaje në një nga episodet.
https://twitter.com/thepophive/status/1671719500541046785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1671719500541046785%7Ctwgr%5E7ae05a73b972eaa4cec58b2cdd5787f4c66ec7fa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnova.rs%2Fzabava%2Ffilm%2Fjezivo-predvidjanje-simpsonovih-petoro-bogatasa-zaglavljeno-u-podmornici-na-putu-do-titanika-sada-se-sve-ostvarilo-foto%2F
Disa fansa të Simpsons kujtojnë një histori të ngjashme të frikshme nga sezoni i 17-të i filmit vizatimor, i cili u transmetua në vitin 2006. Për këtë po flasin edhe mediat amerikane.
Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks.
Ai e nxjerr në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të smeraldit të anijes së fundosur, "Piso Mojado".
Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të hyjnë në thellësitë e oqeanit në nëndetëse individuale për të provuar të gjejnë thesarin.
Por kaosi vjen kur çifti ndahet. Homeri ngec në disa korale dhe fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Babai i Simpsons përfundon duke u zgjuar tre ditë më vonë në spital.
Kjo situatë nga episodi është shumë e ngjashme me situatën aktuale me "Titan" - nëndetësja që shkoi te Titaniku. /Telegrafi/


