Please enter at least 3 characters.

89-shi dhe Ferronikeli në finale

2016/01/89-shi-dhe-ferronikeli-n-euml-finale_hd.jpg

Gjysmëfinalja më interesante padyshim që ishte në Mitrovicë, që zgjati hiq më pak se 110 minuta.

89-shi triumfoi me rezultat 2-1 për të kaluar në finale pasi ndeshja e parë në Pejë mbaroi me fitoren e ngushtë të Besës 3-2.

Sulmuesi i talentuar Blerand Kurtishaj shënoi golin e parë nga penalltia për vendasit në minutën e 19-të, ndërsa pejanët barazuan në pjesën e dytë nëpërmjet Fatih Karahodës.

89-shi sulmoi gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund e arriti edhe golin e finales.

Ishte zëvendësuesi Emin Baliqi ai i cili shënoi gol në minutën e 91-të pas një harkimi në zonë nga Blerand Kurtishaj.

Pas golit të shënuar nga vendasit, gjyqtari Genc Nuza ndëshkoi me karton të kuq dy futbollistët mysafir Fetim Kasapin dhe Fisnik Papuqin pas protestave të ashpra.

Në ndeshjen tjetër, Ferronikeli është kualifikuar në finale pas fitores minimale 1-0 ndaj Drenicës.

Lideri i kampionatit iu është falur një autogoli nga Qëndrim Sejdiu në pjesën e parë për ta mbrojtur rezultatin gjatë gjithë ndeshjes.

Finalja e madhe mes dy skuadrave me ngjyrën tradicionale të gjelbër pritet të mbledhë mijëra tifozë në stadiumin e Prishtinës. /Telegrafi/

Drenica – Ferronikeli 0-1 (0-0)
Trepça ’89 – Besa 2-1 (2-3)