Please enter at least 3 characters.

86 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë - Shkup - Veles

2016/01/ende-borxhe-p-euml-r-shpron-euml-simin-e-autostrad-euml-s_hd.jpg

Sot (04.09.2022) në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 15:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor ka kryer kontroll të intensifikuar aksioni në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB informojnë se janë sanksionuar 86 shoferë mjetesh. Nga këto, 13 udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

"Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB Maqedoni.