Please enter at least 3 characters.

800 euro dënim për Llamkos Kosovën

2016/01/800-euro-d-euml-nim-p-euml-r-llamkos-kosov-euml-n_hd.jpg

Llamkos Kosova është dënuar, siç ka vlerësuar KD-ja "për lëshime të pjesshme gjatë ndeshjes së xhiros së 29-të ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Dritës në stadiumin 'Ferki Aliu'".

Në këtë ndeshje të ndërprerë për 12 minuta për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë, u godit në kokë arbitri me shishe të plastikës.

Ndërkohë lojtari i kësaj skuadre, Petrit Tahiri, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në këtë ndeshje është dënuar me dy ndeshje moslojë. /Koha/Telegrafi/