Please enter at least 3 characters.

371 aktakuza ndaj 458 personave brenda tre muajve në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–mars 2026 ka ngritur gjithsej 371 aktakuza kundër 458 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, aktakuzat janë ngritur nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur, duke përfshirë një gamë të gjerë veprash nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarisht, gjatë kësaj periudhe janë ngritur rreth 124 aktakuza në muaj, ndërsa numri i personave të akuzuar arrin në rreth 153 për çdo muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe në ndjekjen e të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/