36 vjeçari nga Shkupi sulmohet fizikisht nga disa persona
MPB
Policia-mk
03/05/2026
Më 02.05.2026, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naum Ohri” në Shkup është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime R.D. (36) nga Shkupi.
Sipas raportimit, rreth orës 00:00 në zonën e Kisella Vodës në Shkup, derisa po lëvizte me veturën e tij “BMW”, ai është ndaluar nga J.A., të cilin e njihte, dhe pas një zënke është sulmuar fizikisht nga ai.
Më vonë, pasi R.D. është kthyer sërish në vendin e ngjarjes, është sulmuar përsëri nga J.A., e më pas edhe nga M.A. dhe E.N., ku M.A. e ka goditur me kondak të armës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.


