35 vjet nga rënia e Mentor Tolajt, Haradinaj: Ishte simbol i guximit dhe rezistencës
17/05/2026
Në 35-vjetorin e rënies së veprimtarit Mentor Tolaj, janë zhvilluar homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Tolajn si një nga veprimtarët e guximshëm që sipas tij qysh herët iu kundërvu regjimit jugosllav.
“Me heroizmin e tij, ai dha mesazhin se populli ynë nuk pajtohej të jetonte nën robëri dhe se liria është e pakompromis, liri që më vonë u jetësua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se Tolaj dallohej për guxim dhe vendosmëri në përballje me regjimin e atëhershëm, duke shtuar se kujtimi për të dhe të gjithë të rënët për liri mbetet i përhershëm. /Telegrafi/


