Please enter at least 3 characters.

29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë ishte futbollist

KF Gjakova ka njoftuar se i vdekuri dje (e enjte) tragjikisht në Gjakovë, Lendrit Fehahaj, ishte ish-futbollist i tyre, teksa ka shprehur rastin t’iu shpreh ngushëllime familjes të së ndjerit dhe gjithë atyre që e njohur.

Gjatë pasdites të së enjtes u raportua për një vdekje tragjike të një personi, i cili ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Sipas Policisë, rreth orës 17:00 janë njoftuar se një mashkull i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte në punë, ndërsa dyshimet e para janë se i ndjeri fillimisht ishte godit nga një kran i drejtuar pakujdesshëm që po barte materiale ndërtimore.

Tani është konfirmuar se i ndjeri ishte 29-vjeçari, Lendrit Fetahaj, i cili kishte edhe një karrierë në futboll. Bëhet fjalë për KF Gjakova, klub i cili në orët e vona të së enjtes ka bërë një telegram ngushëllimi.

Në telegraf, KF Gjakova ka ngushëlluar familjen Fetahaj dhe të gjithë atë që e njohën Lendritin.

Njoftimi nga KF Gjakova

Telegram Ngushëllimi;

Me dhimbje morëm lajmin për ikjen tragjike të parakohshme të ish futbollistit tonë të klubit Gjakova.

E nderuara familje FETAHAJ, KF GJAKOVA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Lendritin.

KF Gjakova 1961

/Telegrafi/