Please enter at least 3 characters.

17-vjeçari i Liverpoolit shënon supergol vetëm pesë minuta pas debutimit të tij me Uellsin (Foto)

2017/09/woodburn.jpg

Benjamin Woodburn ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në kombëtaren e Uellsit.

Talenti i Liverpoolit është një emër në ngritje që do të dëgjohet shumë për të në vitet e ardhshme.

Pas golit të tij të parë me Liverpoolin në sezonin e kaluar, ku theu rekordin e legjendës Micheal Owen, Woodborn ka shënuar edhe me kombëtaren e tij.

Woodburn ka shënuar për kombëtaren e Uellsit vetëm pesë minuta pas debutimit të tij në ndeshjen eliminatore për botërorin Rusia 2018.

17-vjeçari shënoi një supergol nga distanca në ndeshje ndaj Austrisë, gol i cili ishte vendimtar në fitoren 1-0. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5z8pga