Please enter at least 3 characters.

16 vjet pavarësi – Mitrovica do të inaugurojë shtatoren e bronztë të Adem Jasharit

2024/02/423944430_1060628968351402_4810332777736297149_n-1.png

Më 17 shkurt, Kosova shënon 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E pikërisht për nderë të këtij përvjetori në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Shtatorja e tij është punuar në bronz nga skulptori Sabri Behramaj.

Fotografitë sesi do të duket kjo shtatore tashmë janë bërë publike nga vetë skulptori Behramaj në rrjetet sociale.

I njëjti ka marrë komente të shumta pozitive për punën që ka bërë. /Telegrafi/