Please enter at least 3 characters.

10 sekondat që i kushtuan Real Madridit: Vinicius shkakton situatë të pazakontë dhe fut në përdorim për herë të parë rregullin e ri

Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin 2-1 në “Santiago Bernabeu”, por ndeshja solli edhe një situatë të pazakontë për shkak të rregullit të ri për zëvendësimet.

Kylian Mbappe dhe Federico Valverde shënuan për madrilenët, ndërsa Carlos Augusto ngushtoi rezultatin për Interin në pjesën e dytë. Megjithatë, në minutat e fundit vëmendjen e mori një tjetër episod.

Në minutën e 87-të, Vinicius Junior duhej të largohej nga fusha për t’i lënë vend Alvaro Carrerasit, por braziliani nuk arriti të dilte brenda 10 sekondave të përcaktuara nga rregulli i ri.

Sipas rregullores së re, një futbollist që zëvendësohet duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave. Nëse vonohet, zëvendësuesi nuk lejohet të hyjë menjëherë dhe duhet të presë ndërprerjen e radhës.


Kështu, Carreras u detyrua të priste para se të futej në lojë, ndërsa Reali mbeti për pak çaste me vetëm dhjetë lojtarë. Episodi me Viniciusin ishte një nga shembujt e parë konkretë se si rregulli i ri do të ndikojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/