Napoli është nikoqir i Comos në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani më në fund ka lënë pas lëndimin që mori duke përfaqësuar “Dardanët” në shtator, kësisoj do të luajë nga minuta e parë ndaj Comos.


Trajneri Antonio Conte i ka besuar menjëherë Rrahmanit për ta vendosur në zemrën e mbrojtjes pranë Buongiorno kundër Comos.

Sa i përket skuadrës mysafire, mbrojtësi Mërgim Vojvoda është në stol me Cesc Fabregas që pritet ta inkuadrojë në pjesën e dytë siç bëri në ndeshjen e fundit.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Spinazzola; Anguissa, Gilmour, McTominay; Neres, Hojlund, Politano.



Como: Butez; Smolcic, Ramon, Kempf, Valle; Caqueret, Perrone; Addai, Paz, Diao; Morata.

Përballja do të nis me fillim nga ora 18:00./Telegrafi/

telegrafi sport app