Amir Rrahmani komenton transferimin e De Bruynes tek Napoli

Reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediumin italian Sky Sports Italia. Ai aty diskutoi për sezonin e kaluar me Napolin, si dhe për transferimet e reja që kampioni i Italisë ka kompletuar gjatë këtij afati kalimtar veror. Rrahmani paralajmëroi bashkëlojtarët e tij dhe tifozët se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë se sa ai që lamë pas. “Viti i kaluar ishte i vështirë, por ky vit do të jetë edhe më keq. Të gjithë transferimet e reja janë lojtarë cilësorë”, ka thënë kapiteni i Kosovës fillimisht.

“De Bruyne? Ai tashmë di shumë për Napolin sepse është konsultuar me shokët e tij të ekipit kombëtar. Do të duhet të mësojë të bëjë atë që Conte i kërkon, por mund të na japë shumë”. "Nuk e di nëse ky është Napoli më i fortë për të cilin kam luajtur ndonjëherë. Koha do ta tregojë, por është padyshim ndër më të mirët”, përfundoi ai./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































