LAJMI I FUNDIT:

Ami: Martesa është ende larg

Ami: Martesa është ende larg

Amarda Toska, bukuroshja e cila udhëheq spektaklin e njohur "Portokalli", gjatë një intervistë të dhënë për "Bluetooth" thotë se nuk do t’i mungojë edhe aq i fejuari i saj, Ermal Mamaqi, i cili së fundi është larguar nga ky spektakël, në të cilin çifti edhe u njoftua dhe u bë bashkë, madje thotë se kjo do të bëjë që t’i merr malli për njëri-tjetrin. Ami thotë se pjesën më të madhe të kohës ia merr agjencia, në të cilën kanë investuar mjaft, bashkë me Ermalin. Në këtë agjenci, ajo kujdeset për mirë-organizimin e ceremonive të dasmave që shumë klientë ia besojnë. Në intervistën e mëposhtme, Ami tregon zhvillimet më të fundit, si të anës profesionale edhe asaj private.

Si e organizon Ami një ditë të vetën?

Ami:
Çdo gjë shkon mirë nëse ke një organizim të mirë të kohës, ke njerëz të përgjegjshëm që të ndihmojnë. Por sigurisht nuk ka kohë për televizor, për kafe disa herë në ditë madje dhe për dreka të gjata me miqtë. Në darkë pas orës 22.00 po, mund t’i bëj të gjitha këto.

Si gjithmonë, epiqendra e vëmendjes tënde është agjencia. Si po shkon puna në të?

Ami:
Mund të them më mirë se ç’kishim parashikuar kur e projektuam agjencinë. Puna aty është voluminoze dhe ka një ritëm shumë të shpejtë, duke qenë se nuk bëhet fjalë vetëm për një shërbim por për organizimin e eventeve në çdo drejtim dhe detaj të tyre.


Sa kohë i përkushtohesh tani që je edhe e zënë me “Portokallinë”?

Ami:
Gjithë kohën tjetër të mundshme që jam pa prova, madje edhe ditët e pushimit. Ne gjithë kohës na gjen aty. Kjo është e pashmangshme tashmë sepse kur them gjithë kohës, kam parasysh edhe momentet kur jemi diku tjetër apo në darkat që tashmë janë kthyer në darka pune, ne flasim dhe diskutojmë për zhvillimet më të fundit nga agjencia.

Çfarë u rekomandon Ami çifteve të reja, kryesisht nuseve?

Ami: Thjesht ta marrin me qejf ditën e tyre më të bukur e jo me stres, si shumica, pastaj për të tjerat kanë një suport mjaft të madh, kanë një agjenci të tërë që do punojë për të realizuar bukur në çdo detaj dasmën e tyre.

Preferencat e tua në fustanet e nusërisë?


Ami: Nuk është se kam ndonjë preferencë të veçantë por më pëlqen çdo gjë që shkon mirë me fizikun. Për sa i përket agjencisë, edhe sikur të kisha preferenca specifike, nuk mund të lejoj që të ndikohem vetëm nga preferencat e mia personale sepse klientët duhet të gjejnë aty larmi stilesh e tendencat e fundit ndaj mundohem të jem sa më e gjerë në gamën e modeleve që zgjedh.


E ndjeni shumë mungesën e Ermalit, në Portokalli?

Ami: Me Ermalin jemi gjithë kohës bashkë, kudo. Edhe agjencia na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin, andaj mendoj se largimi i tij nga “Portokallia” sikur e ekuilibron pak të ndenjurit bashkë dhe na bën më tepër të na marri malli. Kjo është një anë pozitive mendoj ndërsa aspekti negativ i largimit të tij është se më mungojnë bisedat, të qeshurat gjatë provave.

Si po shkojnë marrëdhëniet ne çift?

Ami: Kam frikë se po të kërkoja më shumë do bëhesha e paarsyeshme!

Dhurata më e fundit që i keni bërë njëri-tjetrit?

Ami: Dhuratat për ditëlindje që i bëmë njëri-tjetrit sepse vetëm dy javë na ndajnë.

Në zënkat që ndodhin mes çifteve, kush mban më shumë inat?

Ami: Kjo është një pyetje shumë relative për çiftin tonë sepse nuk mund të them vetëm një emër. Varet nga arsyeja e zënkës dhe kush ndjehet më në faj. Por në përgjithësi mund të them se natyra femërore është më kapriçoze dhe kërkon gjithnjë vëmendje, përkëdheli etj…

Për të shuar kureshtjen e të gjithëve, është në planet tuaja të afërta martesa?

Ami: Jo, jo! Akoma nuk e shohim në horizont!

Udhëtimi më i fundit që keni bërë së bashku?

Ami:
Gjatë pushimeve të dimrit kemi rreth 3 vjet që shkojmë për ski në Maqedoni ose në Mal të Zi. Këtë vit për shembull në dy muajt e parë të vitit çdo fundjavë kemi kaluar duke bërë ski. Është shumë relaksuese klima e dëborës, shtëpitë e drurit me oxhaqe ku gatuhet
edhe vetë ndonjëherë. Ndërsa sporti i skive të rrit adrenalinën dhe vetëm kur mëson vërtet të ecësh me ski e përjeton ndjesinë e lirisë, çlirimit të energjive negative dhe kënaqësisë
se po fluturon.

Ke menduar ndonjëherë të ndryshosh look?

Ami:
Sinqerisht jo!

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori