LAJMI I FUNDIT:

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

Aksioni për Nënat dhe Fëmijët (AMC) ka dhuruar një donacion për fëmijët e prekur nga diabeti i tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë dhe Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky donacion përfshin dhjetë pompa insulinike që do të ndihmojnë fëmijët për të menaxhuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Drejtoresha ekzekutive në Aksionin për Nënat dhe Fëmijët, Rina Demiri-Spahija tha se është një donacion mjaft i rëndësishëm për shkak se është një nismë e re.


Rina Demiri-Spahija, drejtoresha ekzekutive në Aksionin për Nënat dhe Fëmijët /Foto: Ridvan Slivova/

“Për këtë arsye është një donacion, i cili për herë të parë po bëhet në mënyrë institucionale në Kosovë. Pompat e insulinës dorëzohen në repartin e Endokrinës, brenda Klinikës së Pediatrisë dhe prej atje shpërndahen tek fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë”, u shpreh Demiri-Spahija.

Ajo potencoi se ky donacion ka për qëllim të krijojë një precedent për trajtime më të avancuara dhe për të inkurajuar përfshirjen e pompave të insulinës në listën esenciale të pajisjeve mjekësore në Kosovë.

“Ne i kemi sjellë dhjetë pompa të insulinës me materialet e tyre shpenzuese për një vit të tërë. Secila punë e ka materialin shpenzues për një vit dhe një fëmijë do të mbulohet gjatë një viti në këtë pjesë kaq delikate të trajtimit të diagnozës së tyre, por përgjatë një viti në bashkëpunim me institucionet publike shëndetësore, ne do të avokojmë që këto pajisje të futen në listën esenciale të pajisjeve mjekësore”, tha Demiri-Spahija.

Violeta Graiçevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, theksoi se këto pompa insulinike janë një ndihmë e madhe për fëmijët e prekur nga diabeti i tipit 1, duke mundësuar një menaxhim më të mirë të sëmundjes dhe një jetë më të shëndetshme.

Violeta Graiçevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë /Foto: Ridvan Slivova/

“Është një nder dhe kënaqësi që ky eveniment, i cili ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë është falë donatorëve të cilët kanë siguruar pompa insulinike e në mënyrë që fëmijët e prekur ose personat e prekur me diabet tip 1 ta kenë një jetë sa më të shëndetshme, një jetë sa më të lehtë, në mënyrë që sidomos fëmijët të cilët ne i trajtojmë në Klinikën e Pediatrisë të kenë një kualitet të jetës sa më të mirë dhe një menaxhim sa më të lehtë të diabetit…”, ka thënë Graiçevci.

Edhe drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku tha se dhe pse donacioni është simbolik, ai shërben si një mesazh për të inkurajuar trajtime moderne dhe më efikase për këtë kategori pacientësh.

Merita Emini Sadiku, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë /Foto: Ridvan Slivova/

“Kanë qenë pacientë të pediatrisë, të cilët sot trajtohen në klinikën tonë, mirëpo shumica prej tyre nuk e kanë edhe ashtu gjendjen e mirë, disa prej tyre janë edhe në dializë, disa të tjerë kanë dëmtime në sy e komplikime të tjera, disa vijnë shpesh edhe me ketoacidoza. Mendoj që këto pompa, pavarësisht që janë në mënyrë simbolike vetëm dy, do të jenë një mesazh shumë i rëndësishëm për pacientët tjerë dhe për institucionet që të fillojnë me këtë trajtim kaq modern…”, ka thënë ajo.

Vajza 13 vjeçare, Jara Hasolli e cila është e diagnostikuar me diabet tha se kjo pompë do t’i ndihmojë në menaxhimin e diabetit, duke përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.

Jara Hasolli /Foto: Ridvan Slivova/

“Dua të falënderoj shumë AMC-në që e ka mundësu pompën insulinike sepse merrem dhe me sport e më ndihmon shumë. Më ndihmon me matjen e diabetit, e mban sheqerin më mirë. Edhe me insulinë normale që e marrim sikur me gjilpëra, por pompa është një ndihmë shumë e madhe”, tha ajo.

Kjo iniciativë është rezultat i fushatës sensibilizuese “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”, e realizuar në partneritet me Korporatën Rugove si donatorin kryesor dhe me mbështetjen e Burbuqe Pacarada, e cila përmes iniciativës së saj unike të skydiving “Deri në Qiell për Nëna dhe Fëmijë” siguroi fonde për këtë kauzë. Një kontribut të rëndësishëm dhanë gjithashtu sponsorët e edicionit të 8-të të ngjarjes filantropike “Let’s Dance”. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori