Ndërsa Tetori Rozë po i afrohet fundit, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe partnerëtprezantuan sot Udhëzuesin e ri për Kancerin e Gjirit për banorët e Prishtinës, një hap i rëndësishëm për të siguruar ndërgjegjësimin dhe veprimet parandaluese dhe zbulimin e hershëm.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Prishtinës, si dhe me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Klinikën e Onkologjisë, AMC e prezantoi udhëzuesin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Prishtinës.


Drejtori i Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, tha se udhëzuesi ofron udhëzime hap-pas-hapi për vetë-kontrollin e gjirit. Ai gjithashtu ndihmon pacientet të navigojnë brenda sistemit shëndetësor – nga diagnozaderi te trajtimi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se komuna ka fokus të fortë nëndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe shëndetin e grave. Ai theksoi se numri i skriningut memamografi është rritur mbi 250% gjatë dy viteve të fundit. Rama tha se koha e pritjes për mamografiështë eliminuar dhe se shërbimet janë pa pagesë. “Ne do të vazhdojmë të investojmë në shëndet,parandalim dhe kushte më të mira për një jetë më të shëndetshme,” u shpreh ai.

Drejtorja Ekzekutive e AMC, Rina Demiri Spahija, tha: “Kur një grua diagnostikohet me kancer të gjirit, nuk vuan vetëm ajo, por e gjithë familja.” Ajo theksoi se udhëzuesi do të promovojë zbulimin ehershëm, një faktor kyç për përmirësimin e rezultateve të trajtimit dhe shkallës të mbijetesës.

Me këtë nismë, AMC dhe partnerët e saj synojnë ta shndërrojnë ndërgjegjësimin e Tetorit Rozë në veprim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, duke forcuar një kulturë të parandalimit dhe kujdesit tëhershëm për shëndetin e grave.

Broshura mund të shkarkohet këtu nga webfaqja e AMC.