LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Shala: Kosova rasti më specifik në Evropë në ndërtimin e paqes

Ambasadorja Shala: Kosova rasti më specifik në Evropë në ndërtimin e paqes

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC (International Human Rights Commission), Elvana Shala po merr pjesë në Samitin Evropian Nexus për Paqe, Filantropi dhe Ndërmarrësi, në Roterdam të Holandës, në të cilin po marrin pjesë mbi 400 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës.

Ajo ishte folëse kryesore në panelin e veçantë me temën: “Rëndësia e Paqes në Evropë, “Rasti i Kosovës”, i cili edhe shënon hapjen zyrtare të Samitit. Në fjalimin e saj ambasadorja Shala, foli gjerësisht për detajet që e quan Kosovën drejtë konfliktit me Serbinë.

Ajo tregoi se në çfarë situate gjendej Kosova në kohën e luftës, si e përjetoi gjenerata e saj gjithë ngjarjen tragjike, cila është gjendja aktuale e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, cili është progresi që është bërë për këto viktima 20 vite pas luftës, cilat janë mënyrat që Kosova po punon për të ruajtur paqen brenda kufijve të saj dhe si mund të jetë Kosova shembull për vende të tjera evropiane dhe disa çështje të tjera.


Duke ju përgjigjur pyetjeve të audiencës, sa i përket  ngjarjeve që e quan në konflikt Kosovën me Serbinë, 20 vjet më parë, ambasadorja Shala, tha se 20 vjet më parë pikërisht në vitet 1998-99, atëherë kur të gjendur nën regjimin e ish-Jugosllavisë  për shumë vjet, të cenuar nga e drejta për jetë të lirë e të pavarur, të akuzuar  e të burgosur padrejtësisht, të vrarë, e të dëbuar nga shtëpitë e tyre  të mohuar nga e drejta e arsimimit dhe punës, e mbi të gjitha të lodhur duke mos pasur shtetin e tyre si shtet sovran, populli i Kosovës vendos të ndryshoj këtë gjendje, duke thirrur shpeshherë protesta paqësore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, por  të cilave  policia serbe i përgjigjej brutalisht.

“Duke dashur të ndryshojnë këtë gjendje, në vitin 1998,  shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u kryesua nga komandanti Adem Jashari, dhe kishte për qëllim luftimin kundër forcave serbe dhe mbrojtjen e territorit dhe popullit të Kosovës. Lufta e përgjakshme dhe gjenocidi i ushtruar nga forcat serbe në popullin shqiptar nisi me vrasjen e kryekomandantit shqiptar të UCK-së, Adem Jashari, i cili u flijua bashkë me mbi 50 anëtarë të familjes, për të vazhduar me dëbimin e rreth 800 mijë shqiptarëve nga territoret e tyre, rreth 15 mijë u vranë e u masakruan dhe 5 mijë të tjerë rezultuan të zhdukur. Por ushtria serbe nuk u mjaftua me kaq, dhe si armë të luftës përdori edhe dhunën seksuale të cilën e ushtroi në rreth 20 mijë gra burra dhe fëmijë, duke i lënë me pasoja gjatë tërë jetës së tyre”, tha ajo, raporton Telegrafi.


Ambasadorja Elvana Shala duke folur në panelin e veçantë me temën: “Rëndësia e Paqes në Evropë, “Rasti i Kosovës”

Po ashtu, ajo tha se pas gjithë këtij gjenocidi, në shkurt 1999 në Rambouillet të Francës, u organizuan bisedimet shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës, ku pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin.

“Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veri-Atlantike, NATO-n.  Sulmet ajrore në Kosovë filluan me 24 mars 1999 dhe përfunduan me 12 qershor 1999, ditën kur për herë të parë hyjnë në Kosovë forcat paqeruajtëse të KFOR-it, si mision i drejtuar nga NATO-ja, duke shënuar kështu zyrtarisht përfundimin e luftës”, tha ajo.

Ndërkaq, sa i përket pyetjes së pjesëmarrësve se si ishte jeta në Kosove gjatë asaj kohe tragjike, shala edhe pse ishte në atë kohë vetëm 9 vjeç, ajo tha se mban mend shume mirë atë periudhë tragjike, dhe të frikshme për secilin prej nesh.

“Në atë kohë jeta në Kosovë u shndërrua në një ferr, gjithçka tashmë ishte e pamundur dhe jashtë funksionit. Njerëzit dëboheshin nga shtëpitë e tyre, derisa ato menjëherë digjeshin dhe shkatërroheshin nga forcat serbe. Gjithandej dëgjoheshin vetëm krisma, ndërkohë që ne jetonim çdo moment me frikën, se kur do të vdisnim.  Pra thënë më shkurt, ajo periudhë në Kosovë ngjante në filma horror, që vështirë të imagjinohen, e lëre më të përjetohen”, u përgjigj ajo në pyetjet e pjesëmarrësve, raporton Telegrafi.

Në interesimin e pjesëmarrësve për tu informuar më punë, sidomos si u prekë gjenerata e saj nga ky konflikt gjatë asaj kohe dhe tani pas faktit, ambasadorja Shala tha se, atë kohë gjenerata e saj  ishin fëmijë dhe krejt çka e mendonin dhe e dëshironin ishte t’i shpëtonin vdekjes bashkë me familjet e tyre.

Në anën tjetër, sa i përket rolit të saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, se si është duke i ndihmuar ajo viktimat e dhunës seksuale, në mënyrë që ato të kërkojnë drejtësi, dhe çfarë lloj reparacioni ose dëmshpërblimi janë duke kërkuar ato nga Serbia apo OKB-ja, në këtë pikë, Shala theksoi se me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka filluar të punoj në vitin 2017, në kohën kur për herë të parë në Kosovë, ka lansuar fushatën vetëdijesuese kundër diskriminimit të këtyre viktimave, të quajtur “Një fije dritë”, një fushatë që si pjesë kryesore pati një video mesazh me personalitete të larta të fushave të ndryshme, me të cilët përçonim mesazhin e mbështetjes dhe integrimit të tyre të barabartë në shoqëri dhe kërkimin e drejtësisë për to.

“Aktualisht jam bërë pjesë e platformës së znj. Vasfije Krasniqi Goodman, që është femra e parë në Kosovë, që vitin e kaluar foli publikisht mbi përjetimin e saj të dhunimit duke u shndërruar si zëri i 20 mijë të tjerave, që kanë qëndruar të heshtura për 20 vjet. Ajo ka marr iniciativën për të organizuar protesta para konsullatave të Serbisë, në të gjitha vendet e botës, për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim të krimit”, theksoi ajo mes tjerash.

Sipas Shalës, ajo se çka saktësisht këto viktima po kërkojnë nga Serbia, është ndëshkimi i kriminelëve që e kanë kryer këtë akt, gjatë kohës së luftës, ndërsa veçanërisht nga OKB-ja, kërkojnë që në raportet e tyre të dhunës seksuale në konflikte, të futet edhe rasti i Kosovës, pasi që nga krijimi i Rezolutës 1888 nga KS-ja, për dhunën në konflikte, Kosova asnjëherë nuk u përfshijë në raportet e OKB-së.

Se pse është dashur kaq shumë kohë, që vetëm 1 ose 2 femra,  të flasin publikisht mbi tregimin e tyre të dhunimit, ambasadorja Shala, tha se deri tani ka mbizotëruar frika nga paragjykimet e shoqërisë, dhe ndoshta deri më tani shumica nga to nuk e kanë pasur, dhe ende nuk e kanë mbështetjen e familjarëve të tyre, dhe mbi të gjitha plaga e tyre ishte shumë e thellë dhe rehabilitimi kërkoj kohë 20 vjet për të pranuar këtë fakt, dhe për të marr guximin për të folur në publik.

“Përpos znj, Vasfije Krasniqi Goodman, rasti i dytë I fundit është znj. Shyhrete Tahiri Sylejmani, e cila ndryshe nga znj. Vasfije, nuk e rrëfeu publikisht gjithë historinë e saj, por dorëzoj kallëzim penal, përpara Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, për krimin që i kishte ndodhur. Megjithatë ky është një progres i madh dhe hap i rëndësishëm për Kosovën, që rruga për dënimin e krimineleve dhe kërkimin e drejtësisë të jetë e pakthyeshme”, tha ajo.

Megjithatë, Shala përmendi faktin e Kuvendi I Kosovës në mars të vitit 2014, ka miratuar ligjin që mbron persona të dhunuar gjatë luftës, ku me këtë rast ishte parapare qe te formohet edhe komisioni për verifikimin dhe njohjen e statusit te këtyre viktimave, dhe Qeveria e Kosovës, tre vjet pas miratimit të legjislacionit të nevojshëm, ka formuar Komisionin për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kurse, sa i përket rolit të shoqërisë civile, për të shtyrë Qeverinë e Kosovës, për të punuar me seriozisht për paqe, ambasadorja Shala, tha se roli i shoqërisë civile, është shumë i madh, kjo për faktin, shoqëria jonë civile, ka qenë shpeshherë nismëtare e iniciativave të ndryshme paqësore, ose për respektim të kategorive të ndryshme, që ka bërë pastaj edhe Qeverinë të reflektoj ndryshe.

Në vazhdim, ajo tha se paqja është e rëndësishme  jo vetëm në Evropë, por në tërë botën, dhe meqë Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe shteti i fundit që ka dalur nga konflikti, si i tillë është rast shumë specifik se si ka arritur të ndërtojë paqe, brenda një kohe të shkurtër, dhe mësimet më të mira për vendet e tjera, janë bashkëpunimi që kemi pasur me SHBA-të, si superfuqi botërore, BE-në dhe NATO-n.

Po ashtu, ajo është pyetur nga pjesëmarrësit për të ardhmen e shtetit të saj, Kosovën, duke thënë se  të ardhmen e Kosovës e sheh anëtare të BE-së,të jetë pjesë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pasi që aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Evropë i izoluar pa liberalizim te vizave.

Në fund të këtij diskutimi, ajo tha se flamurin e Kosovës e sheh si shprehjen më publike të vlerave të kombit, ku në të përfshihen shumë komuniteteve të ndryshme që përbëjnë shtetin e Kosovës, dhe personalisht është shumë krenare, që në çdo paraqitje të saj ndërkombëtare e përcjellë atë nga prapa ky flamur./ Telegrafi/Lumturije Bekaj/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori