Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC), Elvana Shala, do të mbajë më 9 dhjetor një diskutim të nivelit të lartë diplomatik, i shoqëruar me darkën e bamirësisë “Urat e Shpresës”, në Swiss Diamond Hotel Prishtina, duke nisur nga ora 17:00.

Ngjarja ka në fokus temën “Diplomacia për të Drejtat e Njeriut”, me theks të veçantë tek kategoritë e margjinalizuara, përfshirë gratë e dhunuara në familje, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet jo shumicë, personat LGBTI+ dhe refugjatët.


Gjatë diskutimit pritet të analizohet se çfarë ka bërë diplomacia globale dhe ajo e Kosovës në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të këtyre grupeve, si dhe sfidat që mbeten ende.

Në këtë forum diplomatik do të marrin pjesë pesë ekspertë ndërkombëtarë nga shtetet e Quint-it, të cilët do të ndajnë praktikat më të mira, përvojat e tyre dhe ndryshimet që kanë sjellë në vendet përkatëse.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe takime me organizatat e të drejtave të njeriut në Kosovë për potenciale bashkëpunimi.

Në panelin mbi perspektivën e Kosovës pritet të diskutojnë përfaqësues të pesë partive kryesore politike: Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK dhe Guxo, duke sjellë qëndrimet e tyre mbi rolin e institucioneve në avancimin e të drejtave të njeriut.

Pas debatit do të mbahet darka e bamirësisë “Urat e Shpresës”, ku do të ekspozohen punime artistike të të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, krijime nga persona me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të komuniteteve jo shumicë.

Të pranishmit do të kenë mundësi t’i blejnë punimet, me të ardhurat që do të shkojnë në mbështetje direkte të këtyre kategorive.

Ngjarja synon të krijojë një platformë të qëndrueshme diplomatike për dialog, të forcojë rolin e diplomacisë publike në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të vendosë në qendër zërat e grupeve të margjinalizuara, duke i bërë pjesë aktive të vendimmarrjes dhe politikë-bërjes.

AGJENDA

17:00 – 17:30 Arritja e mysafirëve

17:30 – 17:35 Fjalimi i mireseardhjes: Sh.S Elvana Shala - Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën

17:35- 17:40 – Fjalimi kryesor nga: Përparim Rama – Kryetar I Komunës së Prishtinës

17:40 – 18:05 – Sesion special me 5 përfaqësuesit ndërkombëtar të QUINT për të folur për temat specifike:

SHBA - Senator Tom Harkin - “Diplomacia dhe personat me aftësi të kufizuara”

Franca – Olivier Guerot - “Diplomacia dhe Franca për grupet e margjinalizuara”

Italia – Maurizzio Antonini - “Diplomacia dhe fëmijët e prekur nga konflikti”

Gjermania – Dr. Payam Ghalehdar - “Diplomacia për grupet e margjinalizuara në Gjermani”

Mbreteria e Bashkuar – Michael Davenport “Diplomacia dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

18:05 - 18:25 – Përspektiva e Kosovës mbi përdorimin e diplomacisë për të drejtat e njeriut

VV - Z. Albin Kurti

PDK – Znj. Vlora Citaku

LDK – Znj. Sibel Halimi

AAK - Z. Ramush Haradinaj

GUXO - Z. Donika Gervalla Schwartz (tbc)

18:25 – 18:50 – Përspektiva e organizatave ndërkombëtare mbi përdorimin e diplomacisë për të drejtat e njeriut

Znj. Shanley Clemot McLaren – Experte globale për të drejtat dixhitale në Francë

Znj. Visare Mujko Nimani – Drejtoreshë e agjencisë së OKB-së UNFPA në Kosovë

Z. Gerard McGurk – Shef I Misionit të OSBE-së në Kosovë

Znj. Mary Ann Hennessey – Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

18:50 – 19:20 – Përspektiva e Organizatave të Shoqërisë Civile mbi përdorimin e diplomacies për të drejtat e njeriut në Kosovë

Meqenëse dëshirojmë të bëjmë një diskutim gjithëpërfshirës dhe t´u japim disa minuta të gjithë atyre që duan të ndajnë mendimet dhe përspektivën e tyre gjatë kohës së rezervuar, ky sesion do të jetë I hapur për të gjithë ata që janë të pranishëm dhe ne tashmë I kemi informuar OSHC-të paraprakisht.

19:20 – 19:30 – Rekomandimet përfundimtare

19:30 – 20:30 – Darka e bamirësisë

Informacion me rëndësi: Gjatë darkës së bamirësisë, do të ekspozohen produktet artizanale të organizatave të shoqërisë civile që punojnë me kategoritë e margjinalizuara dhe ne inkurajojmë të gjithë mysafiret t´blejnë ato dhe të kontribojnë në fuqizimin ekonomik të tyre!