Izraeli po shënon 73 vjetorin e pavarësisë me aktivitete të ndryshme në mbarë vendin.

Gjatë ditës së sotme, presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka mbajtur një koktej rasti teksa pritur trupat diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja.


Kosova në këtë ngjarje në rezidencën presidenciale izraelite e përfaqësoi ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, transmeton Telegrafi.

inde

Presidenti izraelit kishte një takim të përzemërt me ambasadoren e Kosovës, “Më uroi mirëseardhjen si ambasadore e Kosovës në Izrael. Jam shumë i lumtur t’u shikoj juve dhe Kosovën mes nesh”, tha Demiri për Izraeli Sot.

Kosova hapi ambasadën e saj më 14 mars në Jeruzalem, ndërsa Izraeli dhe Kosova i lidhën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, më 1 shkurt 2021, pasi më parë kishin njohur njëri-tjetrin më 4 shtator 2020 në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Ndryshe, Izraeli feston sot Ditën e Pavarësisë (Data 5 e muajit lyar 1948 sipas kalendarit hebre ose 14 maj 1948 me kalendarin gregorian), e njohur në gjuhën hebreje si Yom Ha’atzmaut. /Telegrafi/

174245971 10158548913529915 1805974545143074774 n

174199218 10158548913929915 705971793428681549 n

173974948 10158548913559915 3814575078491047011 n

173955624 10158548913219915 4235393384917466256 n