LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Vrenezi: Tri familjet kosovare që ishin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, kanë shpëtuar pa lëndime

Ambasadori Vrenezi: Tri familjet kosovare që ishin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, kanë shpëtuar pa lëndime

Turqia dhe Siria u goditën të martën nga disa tërmete shkatërruese, ku për pasojë mbi 7 mijë persona deri më tash kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Institucionet e Kosovës kanë konfirmuar se në mesin e viktimave në Turqi deri tash nuk ka asnjë shtetas të Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi ka thënë për Telegrafin se kanë kontaktuar me tri familje që kanë qenë në zonat e prekura nga tërmeti dhe se të njëjtit kanë shpëtuar pa lëndime.


“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka kontaktuar me tre familje që kanë qenë në zonat e prekura nga tërmeti. Fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë larguar nga zona e rrezikshme”, ka thënë Vrenezi.

Tërmeti në Turqi, MPJD: Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundësve ishin duke qëndruar në zonën e goditur
Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi, MPJD: Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundësve ishin duke qëndruar në zonën e goditur

Ambasadori ka shtuar se në ditët në vijim, do të përpiqen në vazhdimësi që të hulumtojnë nëse ka ende shtetas të Kosovës në atë pjesë të Turqisë.

Ndryshe edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti.

Kosova i ofroi mbështetje Turqisë pas tërmetit, duke i dërguar pjesëtarë të Forcës së saj të Sigurisë, të trajnuar për operacione të kërkim-shpëtimit.

E mërkura 8 shkurtit është shpallur Ditë Zie Shtetërore në Kosovë, në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe viktimat e këtij tërmeti.

Tërmeti që goditi Turqinë, kishte fuqi prej 7.8 shkallësh të Rihterit.

Ai ndodhi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit dhe epiqendra ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi.

Shkon në mbi 7.200 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë
Lexo po ashtu Shkon në mbi 7.200 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në dhjetë qytetet më të prekura: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Mallatja, Shanlvurfa, Adana, Dijarbaker dhe Kilis.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta, si në njerëz ashtu edhe materiale, edhe në Siri. Të prekurit atje raportohet se po përballen me më shumë vështirësi për shkak të mungesës së ndihmës adekuate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kalo në kategori