LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, deklaroi se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, të cilin e cilësoi si “mister”.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për rastin, përveç tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi.

Shteti suedez do të bëjë një hetim për vrasjen e Liridona Ademajt, thotë avokatja Iseni
Lexo po ashtu Shteti suedez do të bëjë një hetim për vrasjen e Liridona Ademajt, thotë avokatja Iseni

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave'”, tha ambasadori Westerlund për RTK-në.


I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin Naim Murselit, ai tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

Westerlund shtoi se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.

“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës ndodhen nën masën e paraburgimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori