Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se zgjidhja me dy shtete u hoq "nga tavolina" pas 7 tetorit

Danny Danon, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, ka folur me gazetarët përpara samitit mbi një zgjidhje me dy shtete.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po e bojkotojnë samitin, transmeton Telegrafi.
Danon tha se një zgjidhje me dy shtete u hoq "nga tavolina", pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Ai shtoi se bisedimet në Nju Jork këtë javë janë një "faradë".
Danon e ka quajtur më parë vendimin për të njohur një shtet palestinez një "cirk". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































