LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman viziton pikën kufitare në Merdare, shkaku i zgjedhjeve në Serbi

Ambasadori gjerman viziton pikën kufitare në Merdare, shkaku i zgjedhjeve në Serbi

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë ,Marie-Christine Butel, gjatë të dielës kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Ambasadori Rohde në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde.


Ndërkaq gjatë mëngjesit të së dielës shumë serb nga Kosova kishin udhëtuar më autobusë për në Serbi, atje ku po votohet për ta zgjedhur Presidentin dhe Parlamentin.

Kujtojmë se liderët e Serbisë kishin kërkuar që këto zgjedhje të organizohen edhe në Kosovë, në mënyrë që serbët të mund të votojnë nga vendbanimet e tyre në territorin e Kosovës, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Qeveria e Kosovës edhe pas insistimit të shteteve të QUINIT-it që një gjë e tillë të ndodhte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori