Ambasadori gjerman në Kosovë shkruan për rastin e Ilija Ivicit: Kjo është tronditëse!
Christian Heldt, ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar pas rastit të Ilja Ivicit.
Ilja Ivic, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë.
Flitet se njëri nga prindërit e futbollistit të Flamurtarit u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky lajm ka tronditur edhe ambasadorin Heldt, i cili ka bërë këtë reagim në Twitter.
“Kjo është tronditëse! Futbolli është respekt, futbolli po kalon kufijtë, futbolli është integrim, futbolli thjesht është për të shijuar ndjenjën e të qenit së bashku".
"Kjo është arsyeja pse Federata e Futbollit të Gjermanisë e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës. Idealet sportive siç duket nuk po ndahen nga disa njerëz,” shkruan Heldt në Twitter. /Telegrafi/





























