Ambasadori francez Olivier Guerot ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend.

Guerot ka shkruar në Twitter se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.


“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave . Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/