LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia s’po i përmbushin obligimet

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia s’po i përmbushin obligimet

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka vlerësuar se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet t’i përmbushin obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka shtuar se obligimet e “kontraktuara” nuk po përmbushën mjaftueshëm shpejt.

“Kosova nuk po e përmbushë atë që e ka premtuar. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata nuk e kanë bërë atë që e kanë premtuar. Por mendoj se për Serbinë është më mirë që të përmbush atë që e ka premtuar”, ka thënë Scott për mediat serbe.


Ai ka thënë se nëse Serbia i përmbush detyrimet e veta, në BE askush nuk do të thotë se ajo po e frenon dialogun.