LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët dhe krerët e misioneve diskutojnë me KFOR-in për sigurinë në Kosovë

Ambasadorët dhe krerët e misioneve diskutojnë me KFOR-in për sigurinë në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka pritur në takim ambasadorët dhe krerët e misioneve të 28 vendeve Aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim diskutimi u përqendrua në një sërë temash, përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin ndërkombëtar dhe perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.


Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash rikonfirmoi angazhimin për ofrim të sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Ne patëm një mbledhje shumë produktive, e cila rikonfirmoi angazhimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal,” tha Ulutash.

KFOR tutje shton se mbetet plotësisht i angazhuar për të zbatuar mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori