LAJMI I FUNDIT:

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”

Nga datat 29 prill deri më 17 maj 2024 Gjermania, Austria Zvicra dhe Luksemburgu do të organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024“.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë.

“Së bashku me partnerët tanë, këtë vit sërish do të organizojmë më shumë se 35 ngjarje, në mesin e të cilave ekspozita, koncerte, podcast-e shfaqje filmike, lexime, piknik të letërsisë, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe shumë të tjera.


Partnerë të këtij projekti, krahas ambasadave të vendeve gjermanofolëse, ndër tjerash janë Goethe- Zentrum Prishtina, Shkëmbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik – DAAD, Zyra Qendrore Gjermane për Arsim Jashtë Vendit, Shërbimin Austriak i Shkëmbimit (OeAD), Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prizrenit, shkollat partnere gjermane në Kosovë, veçanërisht Gjimnazi Loyola në Prizren, Deutschzentrum Prishtina dhe ndërmjetës të tjerë kulturorë”, thuhet në njoftim.

Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut do ta paraqesin programin më 29.04.2024 gjatë një konference për shtyp në zyrat e BE-së (EU House Rruga UÇK nr. 90, Prishtinë) në orën 16.00 dhe në këtë kuadër do të hapin Ditët e Gjuhës Gjermane.

Programin e plotë me një pasqyrë të ngjarjeve të shumta të Ditëve të Gjuhës Gjermane e gjeni në faqen https://www.facebook.com/TddSKosovo/, sikurse edhe në faqen internetit të ambasadës (https://pristina.diplo.de/xk-de/-/2654136).

“Ftohen të gjithë adhuruesit e kulturës dhe përfaqësuesit të mediave të festojnë me ne gjuhën gjermane dhe llojllojshmërinë kulturore në rajonin gjermanofolës”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori