LAJMI I FUNDIT:

Ambasada turke: Personat e lidhur me FETO-n në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të hyjnë në Turqi

Ambasada turke: Personat e lidhur me FETO-n në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të hyjnë në Turqi

Ambasada e Turqisë në Shkup paralajmëroi se tani e tutje, personat që punojnë në institucionet dhe subjektet e organizatës terroriste FETO në Maqedoninë e Veriut dhe ende ofrojnë mbështetje për aktivitetet e tyre, nuk do të mund të hyjnë në Turqi si më parë, transmeton (AA).

Siç thuhet në një deklaratë të ambasadës, Turqia i vazhdon aktivitetet kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit me qëllim për ta bërë rajonin ku gjendet një vend më të sigurt. Kjo luftë kundër terrorizmit, thuhet në deklaratë, do të vazhdojë me vendosmëri derisa organizatave terroriste si FETO, PKK/KCK PYD/YPG, DEAŞ, DHKP-C dhe grupeve të tjera terroriste t’u jepet fund.

“Shteti mik dhe vëlla i Maqedonisë se Veriut deri më tani, fatkeqësisht, nuk e ka dhënë/nuk e jep mbështetjen e pritur në këtë luftë të Turqisë kundër organizatave terroriste. Në veçanti, institucionet dhe subjektet e organziatës terroriste FETO (siç janë Zaman Maqedoni, Shkollat Yahta Kemal, MIBA dhe fondacionet Shafak dhe Tolerans), që qëndron pas tentativës tradhtare për grusht shteti më 15 korrik, ende vazhdojnë aktivitetet në këtë vend”, thuhet në deklaratë.


“Personat që punojnë në institucionet dhe subjektet e organizatave terroriste në fjalë apo ende u japin mbështetje, tani e tutje nuk do të mund të hyjnë lehtësisht në Turqi sikur më parë”, theksohet më tej.

Ambasada turke ka shtuar se Turqia dëshiron që gjithnjë të veprojë së bashku me miqtë në këtë luftë të drejtë dhe ka dëshirë t’i ketë shtetet mike dhe vëllazërore pranë vetes.

“Si do që të jetë, Turqia është një vend që ka vullnet dhe forcë për ta bërë këtë luftë edhe e vetme”, thuhet në deklaratën e ambasadës turke në Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Kalo në kategori