Zhvillimet e fundit politike në vend kanë nxitur kritika në kohën kur Kosova ashtu si edhe vendet e tjera po luftojnë pandeminë e coronavirusit.
Dalja e LDK-së nga koalicioni me LVV-në dhe vendimi që të inicioj mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në këtë periudhë është duke u kundërshtuar nga mekanizmat ndërkombëtar në vend e madje edhe vetë qytetarët.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta heqë tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.
“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heqë tarifën, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Atij dhe LDK-së t’i kërkojë falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët. Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”, tha Mustafa në një postim në Facebook.
E për këtë situatë politike, Ambasada amerikane në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin nuk ka dhënë asnjë koment duke thënë se vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet e vendit për luftimin e coronavirusit.
“Ambasada nuk ka asnjë koment në këtë kohë për situatën politike. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës për të tejkaluar sfidën e virusit COVID-19”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Ndryshe nga ambasada amerikane, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që në këtë periudhë të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejklauar krizën e coronavirusit.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott pas takimit që ka zhvilluar dje me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës.
Kujtojmë se e gjithë kjo situatë politike ndodhi pasi që kryeministri Albin Kurti, shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, duke thënë se ai nuk i ka mbështetur qëndrimet e qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme rreth coronavirusit dhe se ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë