LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane për rrugën Deçan-Plavë: Respektimi i vendimeve gjyqësore e vetmja zgjidhje

Ambasada amerikane për rrugën Deçan-Plavë: Respektimi i vendimeve gjyqësore e vetmja zgjidhje

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën ka të bëjë me respektimin e vendimeve gjyqësore.

Ambasada amerikane thotë se respektimi i vendimit gjyqësor paraqet të vetmen rrugë që shpien deri te zgjidhja e vërtetë, kur është në pyetje rruga Deçan-Plavë, transmeton Telegrafi.

“Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë me pronën dhe hyrjen. Ka të bëjë me respektimin e vendimeve gjyqësore, respektimin e së drejtës se të gjithëve për ta praktikuar fenë e tyre dhe për të jetuar në paqe me fqinjët, ashtu si edhe vlerësimin e trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor. Bashkëpunimi dhe përkushtimi i zgjidhjeve që respektojnë vendimin gjyqësor paraqet të vetmen rrugë përpara që shpie deri tek zgjidhja e vërtetë. Takimi i kryeministrit sot me kryetarin e Komunës, Ramosaj, paraqet hap në drejtimin e duhur”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Facebook.


Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit.

Ramosaj pajtohet me vendimin e Qeverisë, pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
Lexo po ashtu Ramosaj pajtohet me vendimin e Qeverisë, pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar t’i përkrahë komunat e vendit për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori