Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot në një takim veprimtarin dhe filantropin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe angazhimin e tij të pandërprerë në forcimin e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.


Bajraktari, i njohur prej vitesh për rolin e tij aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbështetjen ndaj çështjeve shqiptare, u mirëprit për kontributin e tij të vazhdueshëm në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/