Alves lojtar i Cityt?

Mediat italiane raportojnë se Dani Alves tashmë mund të konsiderohet lojtar i Manchester Cityt.
Pritet që braziliani të lirohet nga kontrata e tij pasi nuk ka arritur të gjejë pajtueshmëri për rinovimin.
Kjo ka nxitur spekulime se ai mund të ribashkohet me Guardiolan në Etihad, kurse Goal Italia raporton se një marrëveshje dyvjeçare mes tyre është arritur.
Kjo forcon pohimet e La Gazzetta dello Sport që këtë mëngjes ka shkruar se ai ishte gati për një marrëveshje dyvjeçare me Cityn në vlerë 5 milionë euro në sezon.
Kontrata mes Alvesit dhe Juventusit mund të shkëputet në 48 orët e ardhshme. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































