Alternativa: Vendimi i djeshëm për rastin “Monstra” e vulos fatin e shqiptarit të dënuar në procese të montuara

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, e cila e konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimet e shqiptuara ndaj shqiptarëve të dënuar tashmë disa vite në një proces që opinioni vazhdon ta konsiderojë si rast të montuar, e konfirmon edhe njëherë qëndrimin tonë, të thënë shumë.
herë, se sistemi i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm, thuhet në kumtesën e Alternativës.
“Dëshmi për këtë ishte miratimi i përshpejtuar i Kodit Penal, me të cilin e shpëtuan Nikolla Gruevskin dhe shumë kriminelë si ai, njësoj siç synon edhe propozim-ligji për amnisti, me të cilin amnistohen disa kriminelë që i duhen pushtetit për të bërë dhunë dhe malverzime zgjedhore. Këtu duam të kujtojmë se AlternAtivA ishte partia e parë në historinë politike të këtyre viteve që në marrëveshjen e saj për bashkëqeverisje, në nëntor 2021, e vendosi edhe pikën e zbardhjes së rasteve të montuara, që t’i adresohej një letër Komisionit Europian për të dërguar ekip ekspertësh, që t’i hulumtojnë ato raste. Megjithatë, opinioni e di se LSDM-ja e shkeli marrëveshjen, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, që hyri pas nesh në pushtet – ndonëse e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe më shumë se gjithkush i ka keqpërdorur edhe familjarët e rastit “Monstra” – as që e ka përmendur më këtë rast. Përveç kësaj, kur ne dolëm nga qeveria, kryeministri Kovaçevski e lansoi edhe një gënjeshtër tjetër, se letrën për Komisionin Europian në lidhje më këto raste do ta dërgojë në KE, sepse ashtu gjoja ishte marrë vesh me një deputet shqipfolës që pushteti sapo e kishte joshur”, thonë nga Alteranativa
E kami ditur se e kanë mashtrim pazari, por siç thonë nga Alternariva edhe atë rast e patëm përshëndetur dhe patëm kërkuar nga kryeministri ta mbajë premtimin, por janë bërë gati 9 muaj dhe kjo temë është heshtur edhe nga kryeministri, por edhe nga ai deputeti që e shiti veten te pushteti.
“Natyrisht, kush del në shitje, nuk mund të mbrojë asnjë kauzë”, thonë nga Alternativa.
Alternativa shpreh keqardhjen e saj që shqiptarët e burgosur në rastin “Monstra” vazhdojnë të dergjen në burgje të përjetshme, kjo në kohën që kemi një ministër të Drejtësisë që i shpëton kriminelët dhe në kohën që një kryeministër bën akshampazare me deputetë shqipfolës, po ashtu duke u tallur me shqiptarët e burgosur në rastet e montuara. Pavarësisht kësaj, siç thonë, Alternativa vazhdon të besojë se megjithatë ka mundësi të ridefinohet sistemi i drejtësisë, ndërsa këtë e kemi dëshmuar duke dorëzuar interpelancë për kryeprokurorin Lubomir Joveski, për çka presim që kryetari i Kuvendit të ftojë seancë kuvendore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq