LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Me ligjin për legalizimin e objekteve ilegale qeveria e Maqedonisë po kontrabandon amnisti për shkelësit e ligjit

Alternativa: Me ligjin për legalizimin e objekteve ilegale qeveria e Maqedonisë po kontrabandon amnisti për shkelësit e ligjit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë Alternativa thuhet se “për çdo ditë që ku vend drejtohet nga binomi LSDM-BDI, ku vend edhe më tepër largohet nga rruga e integrimeve evropiane”.

“Së fundmi jemi dëshmitar të tentativës së qeverisë për të kontrabanduar amnisti për të gjithë ata të cilët kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe për të cilët organet e drejtësisë kanë iniciuar procedura kundërvajtëse. Në një shtet i cili aspiron anëtarësimin në BE nuk mund të ndodhë që dy liderë të partive maqedonase, përmes konsensusit politik, të ndërhyjnë në organet e drejtësisë dhe të pamundësojnë që shkelësit e ligjit të marrin dënimin e merituar, kjo për pazare të tyre politike”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ata shtojnë se ku Propozim-ligj në mënyrën që siç po tentohet të miratohet, përpos që nuk vlen për të gjitha rajonet në Maqedoninë e Veriut, i diskriminon qytetarët, duke i favorizuar ata të cilët kanë ndërtuar ilegalisht dhe duke i diskriminuar ata të cilët kanë ndërtuar në përputhje me ligjin. Madje, siç thon nga Alternativa, aq më keq, i motivon ndërtimet ilegale dhe shkeljen e ligjit në të ardhmen.


“Kjo është arsyeja që ta pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Cili është pazari politik me OBRM-PDUKM-në për të kaluar një ligj të tillë skandaloz? Si mendon ai dhe shpura e tij të instalojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës kur me konsensus politik e shkelin drejtësinë dhe ndërhyjnë në organet e gjyqësisë?! Sidoqoftë, Alternativa e gjykon si të dëmshëm këtë veprim dhe konstaton se ky vend ngadalë, por sigurt, po largohet gjithnjë e më larg nga Evropa, njëherazi duke i përzënë çdo ditë e më shumë qytetarët e tij drejt perëndimit”, thuhet në njoftimin e partisë së Afrim Gashit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori