Alpet Shqiptare në krye të listës së destinacioneve më interesante për t’u vizituar në vitin 2024, sipas National Geographic

Duke qenë se viti 2024 është afër, revistat e udhëtimit po nxjerrin në pah rekomandimet për udhëtimet në vitin e ardhshëm, kështu që National Geographic së fundmi publikoi një listë të destinacioneve ‘më të lezetshme’ për vitin 2024.
Lista përfshin 30 destinacione në të gjithë botën, duke nisur nga Alpet Shqiptare e deri te pyjet e Andrefanës në Madagaskar. Evropa dominon pothuajse gjysmën e listës me 13 destinacione, duke përfshirë kryeqytetin e Maltës, Valetta dhe Pompein në Itali.
Në vendin e parë të “The Cool List 2024” ndodhen Alpet Shqiptare – masivi malor nga veriu i Shqipërisë në jug të Kosovës dhe në verilindje të Malit të Zi.
“Kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë bazën e luginës. Ata që kërkojnë të trajtojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të nisen në një turne të ri, tetë-ditor, të vetë-drejtuar me Walks Worldwide, i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër kalimet malore, shtëpi tradicionale dhe një vizitë në fshatin Theth, duke filluar nga pika e shtegut për ecje në Majat e Ballkanit”, shkruan mes tjerash në artikull.
Në vendin e dytë në listë është Belfasti, ndërsa thuhet se ky qytet në Irlandën e Veriut përjetoi një rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve 2010, pjesërisht i tërhequr nga muzeu i ri, “Titanic Experience”.
Në vendin e tretë është Emilia-Romagna në Itali, e ndjekur nga Galloway dhe Southern Ayrshire në Skoci, Nordland në Norvegji, si dhe North Yorkshire në Angli.
Gadishulli Jukatan i Meksikës është një tjetër destinacion i theksuar si një nga më emocionuesit për të udhëtuar vitin e ardhshëm dhe nuk është për t’u habitur, duke qenë se Merida, qyteti më i madh i vendit, gjithashtu u rendit në listën e destinacioneve në trend.
Destinacionet tjera përfshijnë Sikkim në Indi, i cili krenohet me pamje mahnitëse të Himalajeve dhe Victoria në Australi, falë një udhëtimi të ri që viziton burimet e nxehta termale të zonës.
Destinacionet më interesante në botë për vitin 2024 sipas National Geographic:
EVROPA
Alpet Shqiptare
Belfast, Irlanda e Veriut
Emilia-Romagna, Itali
Evropa me tren
Galloway dhe Southern Ayrshire, Skoci
Nordland, Norvegji
North Yorkshire, Angli
Pompei, Itali
Saimaa, Finlandë
Tartu, Estoni
Kampionati Evropian, Gjermani
Valletta, Maltë
Uellsi
Wild Atlantic Way, Irlandë
AMERIKA
Shkretëtira Atacema, Kili
Lima, Peru
Shteti i New Yorkut, SHBA
Miami, SHBA
Teksas, SHBA
Dominika
Nova Scotia, Kanada
Gadishulli Jukatan, Meksikë
Ibera Wetands, Argjentinë
AFRIKA
Akagera, Ruanda
Pyjet e Thata Andrefana, Madagaskar
Sierra Leone
AZIA
Sikkim, Indi
Tainan, Tajvan
Xi-an, Kinë
PAQËSORI JUGOR
Victoria, Australi
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës