Almeda Abazi sjell video prej prapaskenave të këngës së parë

Almeda Abazi ka treguar javë më parë se do t'i futet botës së muzikës.
Në fakt, modelja e kishte provuar veten si këngëtare në një shou televiziv teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin turk disa këngë shqipe.
Bukuroshja jonë ka bërë të ditur se kënga do të publikohet gjatë fundit të muajit gusht dhe për këtë ka bashkëpunuar me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter.
Gruaja e aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka publikuar video në rrjete sociale duke zbuluar pak nga shesh-xhirimet dhe duke na dhënë detaje të paktën rreth dukjes së saj.
Akoma nuk ka detaje nëse kënga do të jetë në gjuhën turke apo atë shqipe duke lënë të presim deri në publikimin e saj.
Zeshkania nuk ka zbuluar nëse do të bëhet pjesë e skenës muzikore apo o të jetë thjesht pjesë e videoklipit.
Ndryshe, Almeda është duke punuar edhe në projekte të tjera të modës në shtetin turk. /Telegrafi/




















































