LAJMI I FUNDIT:

Alma Lama: Do t’ju befasoj të premten

Alma Lama: Do t’ju befasoj të premten

Deputetja Alma Lama, që bën pjesë në radhët e LDK-së, ka premtuar befasi për seancën e së premtes, kur do të votohet Hashim Thaçi për president i vendit.

Lama nuk ka treguar se si do të veprojë të premten, por që ka premtuar befasi.

“Do ta kuptoni të premten, do te jetë surprizë. Po përdor edhe unë taktikat e mia”, ka thënë Lama për Koha.net.

Koha.net ka provuar që komunikojë me deputetët që më parë kanë qenë diskutabil për zgjedhjen e Thaçit president, Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Arben Gashi e Anton Quni, por deputetët në fjalë nuk janë lajmëruar.