LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Evropa tash e respekton Juven

Allegri: Evropa tash e respekton Juven
Getty Images

Massimiliano Allegri nuk është shprehur shumë i kënaqur pas fitores prej 3-0 të Juventusit kundër Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër bëri lojë shumë agresive dhe nxori një rezultat shumë të mirë, me dy golat e Paulo Dybalas dhe golin Giorgio Chiellinit me kokë.

Juve 'Zonjë' në shtëpi, deklason Barcën me tre gola (Video)
Lexo po ashtu Juve 'Zonjë' në shtëpi, deklason Barcën me tre gola (Video)

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ishte një performancë e shkëlqyer, luajtëm mirë teknikisht si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Është hapi i parë drejt gjysmëfinales, ndeshja e dytë do të jetë krejt ndryshe”.


“Nuk jam në gjendje që të flas se cilat janë përqindjet. Në Barcelonë duhet ta kemi për qëllim që të shënojmë gola”.

“Unë jam një ëndërrues, por edhe pragmatik dhe realist. Jemi në një proces të ngritjes, jam i lumtur me atë që bëjnë djemtë dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm për para në vitet e fundit”.

“Juventusi ka respekt për Evropën dhe mbi të gjitha janë të respektuar në Evropë. Kjo është arritja ime më e madhe në tre vitet e mia këtu”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori