LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Vendimi i Qeverisë për anulimin e projektit të Bechtel Enka-s, ka dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Ferizajt

Aliu: Vendimi i Qeverisë për anulimin e projektit të Bechtel Enka-s, ka dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar se askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i Qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për anulimin e projektit, siç thuhet në vlerë prej 50 milion euro, për ndërtimin e disa kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.


Haradinaj reagon pas shfuqizimit të vendimit për 50 milionë eurot e Bechtel Enka-s
Lexo po ashtu Haradinaj reagon pas shfuqizimit të vendimit për 50 milionë eurot e Bechtel Enka-s

I nxituar e pa analizë të mirëfilltë, mbetja në fuqi e këtij vendimi që përmbysi disa vendime aprovuese paraprake të Qeverisë për këtë projekt, vështirëson të bërit biznes e qarkullimin e lehtë të qytetarëve të gjithë Regjionit të Ferizajt.

Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë
Lexo po ashtu Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë

Qeveria aktuale i detyrohet ferizajasve që të gjej rrugën e financimit për këtë projekt sipas vendimeve paraprake të përligjura nga Komisioni Ndërministror në Qeverinë Mustafa dhe vendimit të Qeverisë Haradinaj. Lidhja në këtë arterie rrugore për Ferizajn është e natyrshme e kërkesë e pakundërshtueshme e bizneseve e qytetarëve”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori