LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti pret në takim ambasadorin kinez, Zhenshun

Ali Ahmeti pret në takim ambasadorin kinez, Zhenshun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur në selinë e BDI-ssë në Tetovë ambasadorin e Kinës në Maqedoni, z. Wen Zhenshun, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede ka qenë bashkëpunimi bilateral dhe angazhimet klineze për zhvillim, posaçërisht në Maqedoninë veriperëndimore, ndërkaq u bisedua edhe për krizën politike në vend.

Ahmeti ka njoftuar ambasadorin kinez për hapat që BDI ka ndërmarrë për zgjidhur krizën politike në vend, duke mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pranimin e iniciativës së kësaj partie për rikthimin e kuvendit.


Më tej, në njoftimin e BDI-së thuhet se temë bisede ka qenë edhe ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër-Strugë, por u fol edhe për interesin kinez për të ndërtuar edhe rrugën Gostivar-Kërçovë, me ç’rast do të kompletoheshte autostrada “Nënë Tereza” si pjesë e koridorit 8.

Ahmeti falënderoi kompanitë kineze për ndihmesën e dhënë gjatë vërshimeve në Tetovë si dhe përshëndeti gatishmërinë kineze për të ndërtuar një shkollë fillore në po këtë komunë./Telegrafi/