E ardhmja e Alexis Sanchezit në futboll ende nuk është e qartë, pasi është lidhur me një largim nga Arsenali. Mirëpo, duket se atij i pëlqen edhe boksi.

Sulmuesi kilian ka treguar aftësitë e tij në boks në një palestër duke goditur disa herë, teksa është i zhveshur në pjesën e sipërme.


san1

28-vjeçari e ka publikuar një video në rrjetet sociale nga Rusia, ku ndodhet me përfaqësuesen e Kilit në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Goditjet e tij janë mjaft të fuqishme dhe nga to kuptohet se boksi është një prej sporteve të preferuara të Alexis.

Ndryshe, Bayern Munichu është ndër favoritët që kërkojnë shërbimet e Sanchezit, por tifozët e Arsenalit do të shpresojnë që ai ta zgjasë qëndrimin në Emirates. /Telegrafi/

san2

san3

telegrafi sport app