LAJMI I FUNDIT:

Alexei Krivosheev është diplomati i radhës rus që shpallet ‘person non-grata’ dhe dëbohet nga Shqipëria

Alexei Krivosheev është diplomati i radhës rus që shpallet ‘person non-grata’ dhe dëbohet nga Shqipëria

Alexei Krivosheev u dëbua dje nga Shqipëria për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19.

Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. Një kohë ka qenë në Ambasadën e federatës së Rusisë në Shkup.

Është fakt interesant se veçmas diplomatët rusë nuk largohen nga rajoni.


Një rast tjetër kur Shqipëria kishte dëbuar një zyrtar të Ambasadës ruse nga Tirana e që paraprakisht kishte shërbyer në Shkup, ishte i akuzuari Vladislav Filipov, si pjesë e spiunazhit rus. Filipov ka qenë pjesë e Shërbimit rus Ushtarak të Inteligjencës (GRU).

Shqipëria dëbon diplomatin rus
Lexo po ashtu Shqipëria dëbon diplomatin rus

Për të njëjtin është diskutuar se ka qenë pjesë e përpjekjes së ndalimit të zgjedhjes së Zoran Zaevit, kryeministër të Maqedonisë së Veriut në vitin 2017, në Shkup.

Në atë, kohë, edhe sipas mediave ndërkombëtare, Filipov kishte bashkëpunuar me oficerin e inteligjencës serbe BIA, Goran Zhivaleviq.

Gjatë kësaj kohe, edhe diplomati i sapodëbuar nga Tirana, kishte shërbyer në Shkup. Mirëpo, për të nuk ka të dhëna të sakta se çfarë ka qenë i angazhuar.

Dëbimi i tij ka ngjallur një reagim diplomatik të palës ruse, duke thënë se “publikimi i emrit të tij bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike”.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme të Shqipërisë ka thënë në komunikatën për media se rusët që nga fillimi i masave kundër COVID-19, ia ka tërhequr vërejtjet Ambasadës Ruse në Tiranë për shkeljen e rregullave.

Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?
Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”, tha Ministria e Jashtme Shqiptare. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori